Pak ditë më parë Hyseni pasi dëgjoi historinë dhe vështirësitë e jetës së Nikut vendosi që ti dhuronte një makinë këtij të fundit. Makinën ja ka dhuruar në Përputhen Prime ku është shprehur se e ka bërë në shenjë solidariteti jo për faktin që është i pasur por sepse ka qenë i varfër.
Ky veprim u duartrokit, por në rrjet kanë filluar të qarkullojnë disa video ku tregojnë se në fakt Smart-in e kuq me të njëjtën targe e ka përdorur Alvisa më parë.
Madje ajo ka bëre edhe video reklamash me te. E mesa duket pas ndarjes makina i është kthyer sërish Hysenit. Alvisa u përpoq të mos reagonte në Prime e te shprehej se ju bë qejfi.
/Priza.al/