Nigeri/ Përplasja e dy automjeteve, një autobusi dhe një mjeti në rajonin Moro, të provincës Kwara ka rezultuar fatale për 10 persona të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 17 pasagjerë të tjerë.
Një dëshmitar okularë ka fajësuar njërin nga shoferin pasi ky i fundit ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar duke u përplasur me mjetin tjetër. Sipas mediave nigeriane personat që udhëtonin me mjetin ‘Toyota Corolla’ kishin qenë në ceremoninë mortore tek njëri nga kolegët e tyre.
/Burimi: Daily Post/ Përshtati: Priza.al/