Drejtim i ri? Rooney “hedh sytë” nga Newcastle United

Wayne Rooney mund të largohet nga Derby County qysh para muajit janar të vitit që po vjen.

Legjenda angleze është i interesuar të jetë pjesë e projektit të Newcastle United, pas blerjes së klubit nga sheikët e Arabisë Saudite.

Sipas asaj që raporton Chronicle Live, Rooney është i gatshëm ta zëvendësojë Steve Brucen që pritet të shkarkohet.

Fillimisht, ai duhet të largohet nga Debry County, e më pas që të kalojë në radhët e The Magpies.

Newcastle është duke kërkuar trajner të ri dhe në listë besohet se ka disa emra, por ende nuk ka diçka konkrete.

Mbetet të shihet nëse klubi me pronarët e rinj do të jenë të interesuar që epokën e tyre të re ta nisin me legjendën e Manchester United.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *