VIDEO/ ‘I zgjuar, por totalisht i shtirur’, banorët e BBV në një mendje: Ky është fals

Disa prej banorëve mendojnë se Arditi është fallco në gjithë eksperiencën e tij brenda shtëpisë se “Big Brother Vip”. Teksa tema kryesore e bisedës ishte falsiteti dhe shtirja, banorët nuk kanë nguruar të shprehin hapur se mendojnë se njëri prej tyre që e gëzon këtë epitet është edhe Arditi.

‘Je fals, je kthyer në lojë për të gjithë banorët. Çfarë nuk të kanë thënë dhe ti hesht’, i tha Arjola.

Nga ana tjetër aprovim për këtë analizë, aktorja mori edhe nga Semi, Donaldi edhe Monika.

‘Mendoj që ai çdo gjë e bën me strategji’, këmbënguli Semi, mjaft e bindur në idenë e saj për Arditin.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *