Video/ Donaldi i tregon Granitit deklaratën për jetën e tij… por për kë e ka?

Fakti që në shtëpinë e Big Brother ka VIP-a e bën edhe më interesante ndjekjen e këtij formati dhe duket sikur thashethemet nuk do të marrin fund.

Gjatë këtij edicioni kemi mësuar shumë detaje nga jeta e jeta e personazheve publikë që ndodhen aty brenda. I tillë ka qenë dhe momenti më i fundit, ku Donaldi ka shprehur disa ndjenja.

Gjatë një bisede mbrëmjen e kaluar me konkurrentin tjetër, Granitin, ku kanë diskutuar mbi lidhjet e tyre të fundit të dashurisë, Donaldi rrëfeu mbi eksperiencën e tij personale.

Ai rrëfeu se lidhja e tij e fundit ka mbaruar para 4-5 muajve.

I pyetur nëse e ka dashur, Donaldi e ka pohuar, duke shtuar se:

“Po. Kemi qenë bashkë për 2 vite e gjysmë, tre. Kemi bashkëjetuar, ka qenë gje e fortë fare. Por jeta bën të vetën”.

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe Graniti ka rrëfyer se ka përjetuar një ndarje së fundmi.

“Ka disa muaj, por edhe unë e kam pasur kështu të fortë. Kam ndjerë shumë”, u shpreh Graniti.

Edhe pse Donaldi nuk e ka përmendur emrin e ish-partneres së tij në këtë bisedë, fakti që ai tregoi se ka pak që ka përfunduar si lidhje, mund ta marrim me mend se për kë e ka fjalën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *