Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat ku një motorist 32-vjeçar që shpërndante pica është përplasur me një makinë ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.
BalkanWeb bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Goricës në Berat dhe drejtuesi i motorit Erjon Gjeçi është në gjendje kritike për jetën, pasi fatkeqësisht disa ditë më parë kishte kryer edhe një tjetër operacion, i cili ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij.
Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugor ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo, Geri Sulkaj 24-vjeç.
Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia e motorit, që për shkak të lagështirës në rrugë ka rrëshqitur dhe i ka rënë nga prapa furishëm Volvos.
/Priza.al/