VIDEO/ Shqiptarët, racistë? Ja si reagojnë ata nëse fëmija e tyre do të zgjidhte një partner me ngjyrë  

Shqiptarët karakterizohen për njerëz mikpritës dhe bujar, madje kohët e fundit ata janë bërë edhe më mendjehapur, duke u përshtatur me sfidat e kohës dhe botën globale.

Megjithatë, tradita, kultura patriarkale, zakonet, origjina krahinore dhe besimi fetar, janë ndonjëherë ndikues të fortë në karakterin e shqiptarëve.

Edhe pse shumë shqiptarë, kryesisht meshkuj kanë zgjedhur si partnere vajza apo gra të kombësive të ndryshme që nga greke, italiane, gjermane e deri tek amerikane e ruse, apo edhe vajza shqiptare janë martuar me të huaj, përsëri kur vjen fjala tek familja, gjërat komplikohen disi.

Ditët e fundit në Tiranë ndodhi edhe një ngjarje tragjike mes një çifti shqiptaro-kenian, kur një djalë shqiptar me origjinë nga Dibra ishte lidhur me një vajzë me ngjyrë nga Kenia.

Edhe pse çifti kishte disa kohë që bashkëjetonte, duket se xhelozia apo edhe ndikimi i familjes së djalit bëri që çifti i të rinjve të pësonte një fund tragjik dhe mjaftë tronditës.

Kjo ngjarje e rëndë risolli ndër kohë debatin “nëse shqiptarët janë apo jo racist”, ose se si do të reagonin ata nëse fëmija e tyre do të zgjidhte për partner një njeri me ngjyrë…

Për të hedhur dritë më shumë mbi këtë fenomen, apo edhe për të mësuar se çfarë mendojnë shqiptarët e zakonshëm, “Priza.al” zbriti me mikrofonin e vet në rrugët e Tiranës për të vjelë disa opinione.

Gazetarja Griselda Katirai me rubrikën e saj “Mikrofoni në PRIZË” u ka shkëputur qytetarëve të ndryshëm disa opinione rreth debatit se si do të reagonin ata nëse vajza ose djali i tyre do të zgjidhte për partner/e një njeri me ngjyrë, apo të një kombësie tjetër.

Për të mësuar më shumë se sa mendjehapur janë shqiptarët, apo nëse janë ose jo racistë, ju ftojnë që të ndiqni kronikën tonë të “Priza TV”… pjesë e rubrikës “Mikrofoni në PRIZË”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *