Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në ‘Frontline’ në News24 ka folur rreth debatit Basha- Berisha pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar.
Ai tha se PD mbështet te linja dhe kursi i patjetërsueshëm i orientimit euro-atlantik, në të kundër sipas tij do të çonte në asgjësimin e kësaj partie.
“Është bërë e qartë; vlera kryesore e ekzistencës së PD-së bazohet te linja ideologjik dhe politike dhe kursi i patjetërsueshëm i orientimit euro-atlantik. Çdo hap që do ta vinte në dyshim vendimmarrjen politike të PD, automatikisht do të çonte në asgjësim të ekzistencës së PD. Ky kurs sa do i dhimbshëm do të duhet të ruhet nga kushdo. Kjo është zgjedhja racionale që zoti Basha ka bërë. Kurrsesi nuk ka përplasje. Ka një lloj gjendje emocionale të ngarkuar ndër demokrat. Pasi ajo që ndodhi nuk ishte e dëshiruar nga askush. Forca e një partie, e njerëzve të bashkuar, qëndrojnë te kjo kauzë që na bënë bashkë. Do të duhet të shohim para, përpara aleatëve dhe jo në krah.”, tha Alibeaj.
/Priza.al/