Një vajzë e cila ishte argëtuar më shumë se ç’duhet në një festë me të dashurin e saj, ka pasur një fund aspak të bukur në mes të një trotuari në sytë e të gjithëve…
Ajo pasi ka dalë nga festa në një klab, ka menduar që të imitojë kërcimin e famshëm “Dirty Dancing”, duke u hedhur mbi krahët e të dashurit që mezi e ka mbajtur dhe më pas ka bërë që vajza të kishte një fund sa tragjik aq edhe qesharak.
Në momentin që vajza kërceu mbi krahët e të dashurit pasi mori hov, ajo mbeti me “faqe të kuqe”, pasi u rrëzua nga ana tjetër në një kohë që pa dashje i dashuri, i hoqi nga trupi fustanin kur po përpiqej ta mbante, por vajza ra në trotuar duke mbetur vetëm me të brendshme.
Në fillim të videos, vajza mund të shihet qartë e veshur me një fustan ngjyrë kaki të lidhur në bel, me çizme të zeza.
Kërcimi i famshëm “Dirty Dancing” i cili në shumë raste mundohet të imitohet nga shumë kërcimtarë profesionist dhe amator, në fakt nuk është aspak i lehtë, madhe edhe në film ai paraqitet si tepër i vështirë dhe tregon se çfarë heqin protagonistët për ta arrirë atë.
Por vajza nga Britania e Madhe, u filmua ndërsa ajo dhe partneri i saj u përpoqën të rikrijonin lëvizjen ikonike të kryer nga Patrick Swayze dhe Jennifer Grey, në filmin e vitit 1987.
Sidoqoftë, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte planifikuar, dhe veshja e vajzës u gris ndërsa ajo u rrëzua në tokë, duke e lënë atë me asgjë të veshur përveç të brendshmeve të zeza.
Videoja është bërë virale në mediat ndërkombëtare, pasi u shfaq në Twitter dhe është parë më shumë se 2.6 milion herë.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/