Ata janë padyshim një nga dyshet më të komentuara të momentit. Bëhet fjalë për Fifi dhe Graniti. Të dy ata kanë shprehur edhe pëlqim për njëri-tjetrin.
Por si shihet lidhja e tyre jashtë shtëpisë së famshme?! I ftuar në ‘Fan Club’, Graciano Tagani foli si miku i ngushtë i Fifit dhe si duket nuk është shumë dakord me këtë lidhje. Ai madje u shpreh se nëse nuk do ishte për Fifin, Graniti do dilte i pari, para Elhaid Cufit.
‘Graniti po e shfrytëzon, nëse Fifi nuk do ishte aty, ai do dilte i pari dhe jo Elhaidi!’
/Priza.al/