Ndërron jetë në burg ‘i forti’ i Lazaratit që bëri ‘zap’ edhe RENEA-n

Ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë, Gate Mahmutaj. Ai ndodhej prej disa vitesh në burg pas arrestimit gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat. Mahmutaj ishte dënuar me 18 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i takonte të vuante 12 vite.

Gate Mahmutaj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vetëm një javë më parë ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit.

Mahmutaj u akuzua nga prokuroria se ishte kreu i grupit të Lazaratit, i cili organizonte kultivimin e kanabisit si edhe rezistencën ndaj Forcave Speciale RENEA.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *