Ishte nën hetim për falsifikim e shit-blerje apartamentesh/ Si u grabit noteri problematik në Sarandë nga maskat në sy të gruas  

Policia prej më shumë se tre orësh vazhdon të krehë zonën rreth pallatit 7-katësh, ku ka apartamentin noteri Thoma Kaçi, që ra pre e grabitjes me armë dhe dhunë mëngjesin e sotëm. Po këqyret vendi për të mbledhur kamerat e sigurisë në zonë.

Dalja e qytetit po kontrollohet nga një postbllok i ngritur enkas nga forcat “Shqiponja”.

Grabitësit mësohet se i kanë kërkuar noterit 100 mijë euro, ndoshta me idenë që kjo shumë ka qene brenda në banesë, por noteri i ka dhënë vetëm 20 milionë lekë të vjetra që kishte aty.

Ata kanë marrë çelësat e një mjeti “Range Rover Vogue” dhe një automjeti “Mercedes-Benz”, në pronësi të noterit, por kur kanë dalë nga banesa, nuk i kanë marrë mjetet.

Po hetohet edhe një pistë tjetër, ajo për shkak të detyrës, pasi noteri prej kohësh është nën hetim nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” si i përfshirë në disa shit-blerje të paligjshme dhe të falsifikuara apartamentesh në Sarandë.

Ai ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe djalin, ku grabitësit kanë hyrë me kallashnikov, i kanë lidhur dhe ju kanë marrë paratë. Ndërkohë, mësohet se bashkëshortja e noterit ka qenë drejtoreshë banke më herët.

Thoma Kaçi ishte duke dalë me gruan dhe djalin në mëngjes kur dëgjoi derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur me kallashnikov.

Ata i kanë detyruar që të futen brenda, i kanë lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i mbanin paratë.

Kryefamiljari është detyruar të pranojë dhe ma pas grabitësit kanë marrë paratë dhe janë larguar.

Thoma Kaçi më pas ka telefonuar policinë dhe ishin efektivët ata që më pas i zgjidhën nga karriget.

Policia e Sarandës/ Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *