Përkrahu ‘Foltoren’, ikën nga drejtimi i PD-së së Fierit Luan Baçi. Ja me kë e zëvendëson Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur në krye të degës së PD në Fier, sh-kreun e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Në një lidhje telefonike, Kapllanaj është shprehur se komandimi i tij ne krye të demokratëve të Fierit ka ardhur pasi ish-kreu i PD Fier, Luan Baçi ka dhënë dorëheqjen.

Komandimi i Kapllanaj është argumentuar në bazë të statutit të partisë dhe do të vijojë deri në zgjedhjet e reja në PD, sipas parimit një anëtar një votë.

Kujtojmë se Luan Baçi ka dalë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht është duke bërë një “tur” të “Foltoreve” nëpër Shqipëri me synimin për t’i kthyer sovranitetin, siç është shprehur ai, Partisë Demokratike. Në “Foltoren” e Fierit ka qenë i pranishëm edhe Baçi.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *