Ambasadorja Yuri Kim ka ndarë postimin e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken i cili nxit BE që të nisin sa më parë negociatat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian.
‘Ne theksojmë se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë’–thuhej në deklaratën e Blinken.
Kim shkruan se pranimi në BE është një përparësi për të gjithë Ballkanin pasi ndihmon në kosolidimin e institucioneve demokratike dhe në mbrotjen e të drejtave themelore.
POSTIMI I YURI KIM:
SHBA dhe BE pajtohen se rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesa. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit.
/Priza.al/