Mjeku urolog: Shumë pacientë me kancer të prostatës diagnostikohen në fazë të vonë

Kanceri i prostatës është sëmundja malinje më e shpeshtë tek meshkujt. Kohët e fundit mjekët po vënë re rritje të pacientëve të prekur prandaj shefi i Departamentit te Urologjisë në Spitalin Hygeia në Tiranë Spiridon Guvalis apelon për kryerjen e kontrolleve të shpeshta tek specialisti .

“Problemet me prostatën prekin më së shumti meshkujt mbi 50 vjeç dhe ky fakt konfirmohet edhe nga statistikat botërore për këtë grupmoshë ku rezulton:

7 në 10 meshkuj preken nga zmadhimi i prostatës

1 në 2 meshkuj preken nga inflamacioni i prostatës

1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i gjendrës së prostatës

Megjithatë të shumtë janë personat të cilët janë neglizhent ndaj këtyre fakteve dhe vazhdojnë të mos kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore. “
Diagnostikimi i vonshëm i këtyre sëmundjeve shpjegon mjeku mund të përkeqësojë cilësinë e jetës së pacientit.

-Dhimbje në zonën e legenit
-Ndjesi urinimi e shpeshtë
-Vështirësi ose dhimbje gjatë urinimit
-Njolla gjaku në urine
-Humbja e oreksit dhe rënie në peshë

Ndërkohë, për të gjithë ata të cilët kanë predispozitë gjenetike për t’u prekur nga kanceri i prostatës, pra kanë pasur ose kanë familjare të ngushtë me këtë sëmundje, kryerja e kontrolleve rekomandohet të fillojë që në moshën 45 vjeçare.

Ndër ekzaminimet rutinë që rekomandohet të kryhen janë analizat e gjakut, analizat e urinës si dhe ekografia abdominale.

“Nëpërmjet kësaj të fundit arrijmë të marrim një pamje të qartë jo vetëm të prostatës, por gjithashtu edhe të shpretkës, mëlçisë, fshikëzës së urinës si dhe veshkave. Një tjetër ekzaminim i rëndësishëm është edhe PSA-ja i cili nëse rezulton të jetë në vlera mbi normën është shtysë për kryerjen e një sere ekzaminimeve të tjera diagnostike siç është edhe rezonanca magnetike.”

Pacientët e diagnostikuar së fundmi me kancer të prostatës shpjegon shefi i Departamentit te Urologjisë në Spitalin Hygeia në Tiranë Spiridon Guvalis paraqiten në spital në stade të avancuara të sëmundjes duke vështirësuar % e suksesit në trajtimin e sëmundjes.

Në rastet e diagnostikimit në fazat e hershme të tij, probabiliteti i trajtimit të suksesshëm të kësaj patologjie arrin në 95%./Abc

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *