Festë në kampin e të kuqve/ Trajneri i Partizanit pret dhuratën e ditëlindjes pas 5 ditësh

Sfida Partizani-Tirana premton emocione të mëdha teksa përgatitjet vijojnë me intensitet në të dy kampet. Trajneri Ilir Daja festoi sot 55-vjetorin e lindjes.

Dhurata që trajneri ka kërkuar është fitorja e derbit pas 5 ditësh. Kjo do të ishte edhe pika e kthesës për Partizanin, që në pesë javë ka grumbulluar vetëm 4 pikë, shumë pak nisur me pretendimet që ka klubi.

Dajan Shehi ka lënë pas dëmtimin e tij dhe është stërvitur me grupin, duke lënë të kuptohet se është gati për sfidën kundër Tiranës. Ai pritet të luajë titullar në mbrojtjen e Partizanit, në krah të Belicës dhe Sotës, me Partizanin që vështirë të heqë dorë nga mbrojtja me pesë. Por nga ana tjetër do të mungojë sulmuesi brazilian, Lukas Kardozo.

Ai pësoi një dëmtim në shpatull në sfidën kundër Kukësit dhe e kishte të pamundur për të vazhduar, duke u zëvendësuar pas vetëm 14 minutash lojë. Atij i duhet rreth 1 muaj rikuperim, çka do të thotë se i ka humbur sfidat e radhës për të kuqtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *