Kompania ”Kawasaki Heavy Industries” (KHI) njoftoi se do të zhvendosë gamën e produkteve të saj në modelet elektrike deri në vitin 2035.
Sipas njoftimit të bërë nga prodhuesi japonez i motoçikletave, kompania planifikon të kalojë në modele miqësore me mjedisin, përfshirë segmentin elektrik.
Në këtë drejtim, ”Kawasaki”, do të prezantojë 10 modele me bateri, përfshirë hibridet, deri në vitin 2025, ndërsa shumicën e motoçikletave të saj me elektrik do t’i prodhojë deri në vitin 2035.
Nga ana tjetër, kompania gjithashtu njoftoi se është duke punuar për prodhimin e një motori të ri të që do të furnizohet me hidrogjen.
/Priza.al/