Po tentonin të formonin një forcë mercenare terroriste, arrestohen ish-ushtarët gjermanë

Dy ish ushtarë gjermanë janë arrestuar nën dyshimin se janë përpjekur që të formojnë një forcë mercenare terroriste për të luftuar në luftën civile të Jemenit.

Arend-Adolf G. Dhe Achim A. po përballen me akuza për terrorizëm pas bastisjeve të policisë në jug të Gjermanisë të mërkurën, shkruan BBC. Dyshohet se këta dy ish-ushtarë e kishin planifikuar rekrutimin e 150 burrave për një ushtri private të përbërë nga ish-policë dhe ish-ushtarë.

Ata donin që shërbimet t’ia ofronin qeverisë së Arabisë Saudite për misionet e paligjshme në Jemen.

Prokurorët pretendojnë se Arend-Adolf G. Dhe Achim A. kishin vendosur që të formojnë një forcë mercenare nën komandën e tyre ekskluzive në fillim të këtij viti. Sipas prokurorëve, dy të akuzuarit planifikonin që secilit anëtar të grupit t’i jepnin rrogë prej rreth 40.000 eurosh në muaj.

Revista gjermane “Spiegel”, e cila e para raportoi për arrestimet, tha se forca mercenare ishte e planifikuar për të sulmuar dhe kapur zona që janë nën kontrollin e rebelëve Houthi në Jemen. Prokurorët gjithashtu dyshojnë se burrat e akuzuar donin që ta reklamonin shërbimin e tyre ushtarak për t’u angazhuar në konflikte tjera.

Njëri nga të akuzuarit u arrestua në Mynih dhe tjetri në distriktin jugperëndimor, Breisgau-Hochschwarzwald. Të dy të arrestuarit pritet që të dalin në gjykatë të mërkurën në një seancë për caktimin e paraburgimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *