Së shpejti mund të kemi një çift në ‘BBV’? Fifi e thotë troç: Nëse Graniti me puth, do t’ia kthej…

Pas dy javësh nga fillimi i ‘Big Brother VIP’, gjakrat janë nxehur shumë dhe mbase do kemi zyrtarisht një çift. Donaldi ka biseduar me Fifin hapur për raportin e saj me Granitin. Ai ka rrëfyer një bisedë që ka bërë me Granitin për Fifin.

Donaldi pranoi se i ka dhënë një shtysë si djali-djalit për ta çuar një hap më tej raportin me Fifin.

“Unë e pyeta a të sheh si të dashur dhe ai më tha që po. Atëherë i kërkova të bëj një hap drejt teje, se duket që ka ndjenjë dhe ja analizova edhe nga ana jote, frikën që ke se mbase ai kur të dilni do bredhë lule më lule”, u shpreh Donaldi.

Ndërsa Fifi ja aprovoi dhe i tregoi se nuk do të nxitohet edhe pse do që ta njohë, për më tepër sipas saj, hapin e parë e ka hedhur vetë ajo.

Kur Donaldi e pyeti çdo bënte nëse Graniti do e puthte, Fifi tha: “Do e puthja”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *