Nga temperatura tek dhimbja e fytit/ Viroza e ngjashme me Covid alarmon qytetarët

Një virozë e përhapur së fundmi ka alarmuar qytetarët, kryesisht në Tiranë. Simptomat e shfaqura janë të ngjashme me ato të Covid-19. Të prekurit hasin vështirësi në frymëmarrje, kanë temperaturë, kollë dhe dhimbje fyti.

Kjo ka bërë që të shtohet numri i testimeve të Covid për të ndarë diagnozën.

Mjekët thonë se më të prekurit nga viroza janë grupmoshat aktive, të cilët janë në punë ose në shkollë. Sipas tyre, dy infeksione virale po qarkullojnë paralelisht duke shtuar kërkesën e vaksinave anti-grip.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *