‘Nuk jemi në rrugën e duhur’, OBSH: Pandemia do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2022

The World Health Organization in Geneva has faced criticism from President Trump over its handling of the pandemic.

Ekpertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë se fundi i pandemisë nuk është ende afër.

Sipas një studimi të realizuar nga ata beteja kundër Covid do të vazhdojë edhe përgjatë një viti, ndonëse pritet që të ketë rënie të infeksioneve.

Bruce Aylward, një zyrtar i lartë i OBSH-së ka deklaruar se kriza e Covid do të vijojë edhe gjatë vitit 2022. Ndërkohë më pak se 5% e popullsisë afrikane është e vaksinuar , krahasuar me shumicën e vendeve të tjera ku janë vaksinuar rreth 40%  e qytetarëve, shkruajnë mediat e huaja.

Dr. Aylward gjithashtu u bëri thirrje kompanive farmaceutike që t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

“Unë mund të them se ende nuk jemi në rrugën e duhur. Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë”, ka thënë më tej ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *