Aplikacionet e ‘dëbuan’, Donald Trump krijon platformën e tij

FILE - In this Sept. 25, 2021, file photo, former President Donald Trump prepares to take the stage during his Save America rally in Perry, Ga. Supporters of Republican Georgia Gov. Brian Kemp are fighting back against Donald Trump and their own party leaders. They are angered by Trump’s Sept. 25 rally in Georgia where the former president again attacked Kemp. (AP Photo/Ben Gray, File)

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi të mërkurën hapjen e faqes së tij të rrjeteve sociale, të emëruar si “E vërteta Sociale”, pasi u dëbua në janar nga Twitter, Facebook dhe Youtube. Rrjetet sociale e akuzuan atë për nxitje të dhunës para ndjekësve të tij, që nga sulmi në Kapitol më 6 janar.

“Unë krijova ‘Truth Social’ dhe grupin ‘Trump Media and Technology’ për të kundërshtuar tiraninë e gjigantëve të teknologjisë,” tha ai, duke shtuar se platforma e re do të funksiononte deri në vitin 2022 . Ai shprehu synimin e tij që kompania që do të menaxhojë grupin të listohet në bursë.

“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë presidenti juaj i dashur amerikan hesht. Kjo është e papranueshme,” shpjegoi manjati i pasurive të paluajtshme, duke shtuar se qëllimi i sitit të ri do të ishte “t’i japë një zë” “të gjithëve”.

Aplikacioni për të hyrë në sit është në dispozicion në Apple App Store dhe operacioni i tij pilot (“beta”) do të fillojë për përdoruesit e ftuar në Nëntor, sipas njoftimit për shtyp të kompanisë. Gjithashtu do të ofrohet një shërbim abonimi me video.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *