Nga 1 nëntori hyn në zbatim/ Punonjësit që nuk kanë certifikatën e vaksinimit në këtë shtet do të gjobiten me 500 euro, ndërsa pronarët me 7-fishin

Shumica e punonjësve në Austri duke nisur nga data 1 nëntor duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë testuar dhe kanë rezultuar negativë për virusin ose se janë shëruar nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore do të kontrollojnë në vend nëse punonjësit respektojnë rregullat. Nëse nuk tregon vërtetim, punonjësi mund të gjobitet me 500 euro, ndërsa punëdhënësi me 3600 euro, tha ministri i Punës, Martin Kocher.

Përjashtim bëjnë punëtorët që nuk vijnë në kontakt të rregullt me njerëz të tjerë, siç janë shoferët e kamionëve. Pasi mesatarja shtatë-ditore ishte nën 150 të infektuar për javë, ajo është rritur ditët e fundit dhe kohët e fundit arriti në 183 të infektuar.

Gati 62 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *