Ja arsyeja pse kjo makinë e vjetër dhe e ndryshkur u shit për 280 mijë euro!

Një makinë klasike Jaguar, e cila u mbajt në hambar për më shumë se 40 vjet, u shit në një ankand për më shumë se 280 mijë euro, pavarësisht pamjes së saj së rrë nuar. E krijuar për gara, Jaguari 1955 XK140 është një nga 4 modelet që iu dërgua projektuesit të famshëm italian të kabinave Ghia dhe një nga dy që ka mbijetuar deri në ditët e sotme.

Makina nuk është në gjendje shumë të mirë për shkak të lënies në harresë në hambar, por megjithatë një koleksionues e bleu gjatë ankandit që u zhvillua në Belgjikë. Pronarit të ri tashmë do t’i duhen më shumë se 100 mijë euro të tjera për ta kthyer makinën sërish në ditët e saj të lavdishme.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *