Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj është dhunuar nga një 57-vjeçar me inciale P.B.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lagjen “Lirim” në qytetin e Vlorës, pas një konflikti që të dy kanë pasur për shkak të detyrës së Binajt.
Autori Pellat Bonaj është vënë në pranga nga policia, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.
/Priza.al/