FOTO/ Vajza vret krokodilin…për të bërë një çantë me të

Një gjuetare kafshësh ka vrarë një krokodil 60-vjeçar vetëm për të bërë një çantë me lëkurën e tij. Vajza e quajtur Larysa Switlyk publikoi një foto me kafshën e ngordhur dhe shkroi: Më lejoni të blej një çantë të re. Ajo e publikoi foton duke shpresuar të rekrutonte vajza të tjera për tu bashkuar me të në gjuetinë mizore. Switlyk ftoi 98,000 ndjekësit e saj të gjenin gjatësinë e kafshës, të cilën ajo më vonë e zbuloi se ishte 15 metra.

Shumë persona e kanë quajtur atë abuzuese kafshësh dhe të tjerë e kanë cilësuar si grua të përçmuar. 33-vjeçarja nga Sarasota, Florida, tha se këta krokodilë problematikë duhet të vriten për të shpëtuar jetët e njerëzve. Switlyk tha se ajo filloi gjuetinë në vitin 2008 dhe ka vrarë 116 specie të ndryshme nga e gjithë bota, përfshirë Afrikën ku ka vrarë luanë, leopardë, elefantë dhe rinoceronta.

Grupi për të drejtat e kafshëve ‘XPose Trophy Hunting’ tha: “Të vrasësh një kafshë për argëtim dhe një çantë, është egoiste.”

Notorious trophy hunter Larysa Switlyk poses next to the dead animal

Përshtati: Priza.al/Burimi:Mirror

https://www.mirror.co.uk/news/world-news/trophy-hunter-hunter-boasts-shot-23807853

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *