Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit tre shkallë, Brazili kërcënon Belgjikën në krye

Fitorja në Budapest me Hungarinë ka ndikuar që Kombëtarja shqiptare të vijojë ngjitjen në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë janë të 63-tët në klasifikimin botëror për muajin tetor, duke fituar tre pozicione nga pozicionimi i mëparshëm. Pas humbjes me Suedinë dhe disfatës së papritur në shtëpi me Gjeorgjinë, Kosova zbriti në vendin e 113, duke humbur katër pozicione.

Italia, kampione e Europës në fuqi, u ngjit në vendin e katërt, pasi mposhti Belgjikën në finalen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Pas zhgënjimit të radhës, Djajtë e Kuq mbeten në krye të renditjes së FIFA-s, por tashmë Brazili i vendit të dytë është vetëm në 12 pikë distancë. Edhe Franca e sheh veten në podiumin virtual, duke u ngjitur në vendin e tretë pas triumfit në Ligën e Kombeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *