Rigels Dritan Upe nga Pogradeci dhe Kastriot Haxhi Kryemadhi nga Përrenjasi u arrestuan në gusht të këtij viti në Selanik. Por policia greke i ka bërë publike vetëm sot fotot dhe identitetin e dy shqiptarëve. Ata akuzohen për 11 grabitje me armë në dyqane dhe 1 grabitje në një banesë.

Gjatë arrestimit atyre iu gjetën, një pistoletë TT dhe një thikë. Grabitjet i kryenin në Ano Poli, Toumpa, Kalamaria, Sykeon, Polikni dhe Evosmo.

Të dhënat janë publikuar me urdhër të prokurorit, me qëllim identifikimin e tyre nga të tjere shtetas, që mund të kenë rënë pre grabitjesh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/