Pas arrestimi të ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, kanë dalë detaje të tjera nga hetimi i prokurorisë. Prokuroria po heton edhe persona të tjerë, punonjës në Kadastër të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në këtë çështje.
Një nga denoncuesit për rastin e Trocit ka qenë edhe kryetari i qarkut të Vlorës i cili ka sinjalizuar për problematikat që kishte procesi i regjistrimit të pronave. Ky hetim ka sjellë edhe ngadalësim në proceset që po kryhen në Kadastër me shërbimet ndaj qytetarëve.
“Sipas burimeve nga prokuroria bëhet fjalë se deklarata e Trocit ishte se shuma e gjetur ishte e vëllait. Policia po vijon të hetojë për persona të tjerë të përfshirë. Nga kadastra ka persona që vijojnë punën por janë në hetim nga inxhinierë tek juristë. Pas këtij arrestimi në Kadastrës është krijuar një ngërç dhe ka ankesa nga qytetarët. Ky hetim pritet që të vijojë dhe mund të ketë edhe persona të tjerë që mund të jenë pjesë e këtij hetimi brenda Kadastrës. Në muajt e fundit ku Troci ka qenë në krye të detyrës sikur ra në qetësi ndërrimi i drejtuesve. Dy vendet e personave të arrestuar janë të lira dhe 1 prej denoncuesve ka qenë edhe kryetari i qarkut i cili ka sinjalizuar për problematikat që kishte procesi i regjistrimit të pronave. Është për t’u parë se si do të vijojë pjesa e dokumentacioneve dhe e shumës monetare.Troci përpara se të vinte në Kadastër ka punuar në Vlorë për çështjen e pronave”-tha ai.
/Priza.al/