Mos nxitoni asnjëherë kur hani sufllaqe…se e pësoni si kjo studente

Një studente e Universitetit Tufts në SHBA ka vdekur të dielën pasi u mbyt gjatë një konkurrimi të ngrënies së sa më shumë hot-dog-ëve, në nje event bamiresie ne kampus.

20 vjeçarja Madelyn “Madie” Nicpon kishte mbaruar sivjet shkollën e mesme në New York, dhe ishte gjithashtu atlete e dalluar me skuadren shkollore sportive.
Ajo ishte një atlete e talentuar, një vajzë e cila në shkollën e mesme merrej me tre sporte. Ajo ishte gjithashtu presidente e klasës së shkollës së mesme Suffern të vitit 2019 dhe bashkë-presidente e Shoqërisë së saj Kombëtare të Nderit – një yll në klasë.

Ajo vdiq një ditë pas incidentit në spitalin e Boston, pasi humbi ndjenjat kur u mbyt në konkursin e ngrënies në eventin e bamirësisë pranë universitetit, shkruan rrjeti  Journal News.

Mijëra studentë ishin mbledhur për t’i bërë homazhe studentes së bio-psikologjisë.

Homazhe u bënë gjithashtu në rrjetet sociale për vajzën mjaft popullore dhe nxënëse të dalluar që u nda tragjikisht nga jeta.

“Scooter ishte një mike dhe shoqe skuadre. Ajo vlerësonte marrëdhenin me shoqet e skuadrës dhe ishte një pikë referimi në fushë,” shkruante skuadra e saj në rrjetet sociale.

/Burimi:  Journal News/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *