Mjeshtre e roleve të karakterit/ Shuhet në Belgjikë aktorja shqiptare, Filika Dimo

Ajo ka luajtur në mjaft filma por gjithmonë ka pasur role episodike ose karakteresh, por edhe pse shpesh të personazheve negative, përsëri shkëlqente me hijeshinë e saj.

Po flasim sot për aktoren e Teatrit të Durrësit, Filika Dimo, e cila është ndarë nga jeta por larg vendit të saj.

Lajmin e trishtë e ka njoftuar faqja zyrtare në rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

May be an image of 1 person

Aktorja lindi në Tiranë në vitin 1939, dhe u shua në moshën 82-vjeçare, por në Belgjikë ku prej disa vitesh jetonte me familjen e saj. Ajo u bë e njohur për publikun me filmat: “Furtuna” viti 1959, “Koha nuk pret” viti 1984, “Dëshmorët e monumenteve” 1980, “Mëngjese të reja” 1980, “Flete te bardha” 1990, etj.

Filika ishte një interpretuese klasi, me finesë dhe elegancë, e cila është lënë në harresë edhe mbas viteve ‘90-të.

May be an image of 1 person

Ajo ishte bashkëshortja e skenografit të njohur të këtij institucioni, të ndjerit tashmë Zef Ujkaj (1936-1990), i cili në vitin 1975 u dënua nga sistemi i kohës dhe bashkë me të shoqen me këtë rast u përjashtuan nga teatri.

Ajo kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve. Mbas diplomimit punoi për një farë kohe në Teatrin Popullor, e më pas kaloi si aktore në organikën e stafit të Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, vendi ku pati edhe veprimtarinë më të gjatë artistike.

Filika Dimo - TMDB.co.za

Profil i aktores Filika Dimo - Ujkaj | Teatri "A. Moisiu", Durrës! - Kinematografia Shqiptare - Sporti

May be an image of 2 people

May be an image of 1 person

May be an image of 1 person

May be an image of 2 people

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *