Ditën e sotme pritet që të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe pritet të marrë një vendin në lidhje me dozën e tretë të vaksinimit dhe uljen e fashës së vaksinimit për fëmijët +12 që kanë probleme me shëndetin.
‘Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar uljen e fashës së grupmoshës së vaksinimit për adoleshentet plus 16 vjeç. Në diskutim gjithashtu është edhe inokulimi i vaksinës tek fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe marrja e dozës së tretë nga një kategori e veçantë. Të gjitha këto do të diskutohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të japin një përgjigje lidhur me këto rekomandime’, tha ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qyteti i Shkodrës.
Sipas ministres Manasatirliu, të gjitha vaksinat që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë, janë të aprovuara nga strukturat ndërkombëtare, siç janë EMA, FDA ose OBSH, e cila ka certifikuar koronavac. Të gjitha janë të kontrolluara të verifikuara, edhe për afatet e përdorimit të tyre, ndaj i garantoj qytetarëve që vaksinat janë të certifikuara. Apel ministrja bëri edhe për vaksinimin e studentëve të cilët tashmë kanë një javë që janë rikthyer në auditorë.
/Priza.al/