Koreja e Jugut dështon me hedhjen e satelitit në hapësirë, Shqipëria do të nisë dy

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae njoftoi se vendi nuk arriti të vendoste në orbitë një satelit të rremë të enjten pas lëshimit të raketës së saj me tre faza Nuri.

Fatkeqësisht, ne nuk kemi qenë në gjendje ta arrijmë qëllimin tonë në mënyrë të përsosur, por ishte një arritje e mrekullueshme për provën e parë. Ne kemi ende një synim të paplotësuar, që është dërgimi i sigurt i satelitit në orbitë”, tha Moon.

Moon shtoi se Koreja e Jugut do të lëshojë raketën e saj Nuri edhe pesë herë të tjera deri në vitin 2027, me lëshimin e radhës të planifikuar për majin e ardhshëm.

Mjaft vende kanë hedhur satelitë tashmë në orbitë. Shqipëria planifikon që satelitin e parë ta hedhë në mars dhe të dytin në qershor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *