Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrisë aktualisht nuk ka asnjë pacient të infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
Gjithashtu, ShSKUK ka bërë të ditur se në të tjerë spitale dhe QKUK janë duke u trajtuar 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.”
/Priza.al/