Zbrazen disa spitale në Kosovë, asnjë i infektuar me COVID-19

Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrisë aktualisht nuk ka asnjë pacient të infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Gjithashtu, ShSKUK ka bërë të ditur se në të tjerë spitale dhe QKUK janë duke u trajtuar 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *