Kush është gruaja e vrarë nga Alec Baldwin me armë në sheshxhirimin?

Gjatë xhirimit të filmit amerikan ‘Rust’, i cili po regjistrohet në Meksikë, ka ndodhur një tragjedi. Halyna Hutchins, drejtoresha e fotografisë së filmit, vdiq pasi u plagos nga një pistoletë manovër nga aktori Alec Baldwin. Një zëdhënës i aktorit tha për mediat se incidenti ndodhi për shkak të mosfunksionimit të pistoletës manovër që përdoret në të tilla raste gjatë xhirimeve të filmave.

Halyna Hutchins ishte 42 vjeçe dhe e lindur në Ukrainë. Pasi u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik, ajo u diplomua në gazetari ndërkombëtare. E magjepsur nga bota e Hollivudit, ajo u transferua në Los Anxhelos ku filloi të punojë si asistente e prodhimit dhe si elektriciste, pastaj xhiroi filma të shkurtër dhe më pas mbuloi gjithashtu rolin e menaxheres së skenës.

Një frymë e pavarur dhe pa rregulla, një grua dinamike që po jetonte ëndrrën e saj e cila fatkeqësisht u pre në mes nga një aksident në xhirimet e një filmi.

Kështu e përshkruajnë Halina Hutchins, drejtoreshën e fotografisë të ekzekutuar aksidentalisht nga aktori hollivudian, Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’ në Meksikë. Ajo ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 42-vjeçare pas plagosjes së saj fatale.

Veçanërisht e aftë në fushën e saj, si kineaste, ajo arriti të spikasë në mjedisin konkurrues të Hollivudit. Për ata që e njihnin mirë, Halina ishte një person i ëmbël, pa të meta në punë dhe një bashkëpunëtore e shkëlqyer. Për këtë arsye, ajo ishte shumë e njohur në botën e artit. Ajo ishte e bazuar si drejtore fotografie në Los Angeles.

Halina ishte e diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin Kombëtar të Kievit. Në karrierën e saj të hershme, ajo punoi si gazetare investigative për prodhimet dokumentare britanike në Evropën Lindore.

E frymëzuar nga kineastët si Christopher Doyle dhe Sergei Urushevsky, ajo vendosi të përqendrohej në krijimin e filmave dhe u zhvendos në Los Angeles. Në të njëjtën kohë, ajo filloi punën si asistente produksioni dhe xhirimet e filmave të shkurtër.

Ajo u diplomua në Qendrën e Institutit Amerikan të Filmit në vitin 2015. Disertacioni i saj u shfaq në “Camerimage”, festivali europian kushtuar kinemasë. Në vitin 2019 ai ishte një nga yjet në rritje të revistës amerikane “American Cinematographer”.

Filmat “Archenemy”, “Blindfire” dhe “The Mad Hatter” kishin firmën e saj, sipas revistës “Hollywood”.

“Jam shumë i trishtuar që humba Halinën. Dhe aq i indinjuar sa kjo mund të ndodhte në një xhirim. Ajo ishte një talent i shkëlqyer që ishte plotësisht e përkushtuar ndaj artit dhe kinemasë ,”- shkroi në Twitter drejtori i Archenemy Adam, Egypt Mortimer.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *