“Pastroni plehrat”, Rama paralajmëron kryetarët: Ju marrim bashkinë dhe shkoni në prokurori

Në mbledhjen e sotme me kryebashkiakët, kryeministri Rama ka paralajmëruar sanksione për bashkitë që nuk pastrojnë plehrat. Kreu i qeverisë tha se do të shkojnë deri aty sa atë marrin nën administrim bashkinë dhe kryetari të përfundojë në prokurori.

Ne do të ecim edhe me sanksione që do të shkojë deri në marrjen në administrim të bashkive, me çuarjen e kryetarit në prokurori. ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që do ta bëjnë natën ditë që të garantojnë që në sezonin e ardhshëm Shqipëria të jetë shembull i pastërtisë. Nuk i kushtin asgjë askujt”, tha Rama.

Rama u tërhoqi vëmendjen kryebashkiakëve për vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve, ndërsa tha se qeveria do të ndërhyjë në buxhet. Sipas kryeministrit, nuk do të miratohet buxhet nëse në të nuk parashikohet pastrimi.

Ndër bashkitë më të kritikuara nga Rama është Himara dhe kampione Lezha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *