Policia dyshon se shtetasi malazez vrau gruan me një objekt të mprehtë dhe më pas kreu vetëvrasje. Paraprakisht, 50-vjeçari kishte lënduar rëndë vajzën pesëmbëdhjetë vjeçare, njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Një vrasje dhe vetëvrasje ka ndodhur në Petnjicë mbrëmë rreth orës 23:00, raporton rtcg.
“Dyshohet se A.SH. (50) në shtëpinë e familjes, me objekt të mprehtë i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes E.SH. (36), e cila më pas ndërroi jetë. Ai ka lënduar edhe vajzën e tij, A.SH. (15), e cili ka dëmtime të rënda trupore”, thuhet në njoftim e policisë malazeze.
A.SH. (50) pas kësaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe kreu vetëvrasje, shton policia. Trupi i tij i pajetë është gjetur nga policia rreth orës 00.30.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit dhe kanë nis hetimet më të thella rreth ngjarjes tragjike.
/Burimi: RTCG/ Përshtati: Priza.al/