Bllokimi i “Pushimi të Shoferit”/ Deputeti Korreshi: Dyfishuan transportin për njerëzit dhe prodhimet bujqësore

Qytetarët që vijnë nga komunat e Gradishtës dhe të Krutjes duhet të përshkojnë 15 kilometra më shumë për të dalë në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pas mbylljes së kryqëzimit të “Pushimit të Shoferit”. ARRSH e bllokoi këtë të premte përfundimisht kryqëzimin, duke shtuar koston për transportin e qytetarëve dhe të produkteve bujqësore të zonës.

Sipas deputetit demokrat, Saimir Korreshi, në këtë rrugë nuk është bërë asnjë financim dhe nuk u arrit të gjendej një zgjidhje efektive, por u zgjodh ajo më e shkurta, duke e bllokuar fare kryqëzimin.

Është një nga kryqëzimet kryesore që lidh Lushnjës, Divjakën dhe të gjithë fshatrat që vijnë nga Divjaka për të shkuar në Berat. Sot duhet të ikësh në Kolonjë, të bësh 16 km më tepër, sepse shteti e ka tenderuar në vitin 1998, nuk bëri as rrugë dytësore, nuk ka bërë asnjë lloj financimi për t’i dhënë një zgjidhje, por gjeti zgjidhjen më të thjeshtë. Është e vërtetë që ky aks ka sjellë aksidente, por aq e vërtetë është që po shkakton një dëm të madh ekonomik kjo mbyllje. Nuk mund të bllokohej kjo nyje kaq e rëndësishme sa është, me bujqësinë që ka dhe prodhimet që nxjerr. Sot transporti i njerëzve dhe i produkteve bujqësore u dyfishua me një të rënë të lapsit. Pra nuk po japin zgjidhje, por po japin vetëm kufizime”.

Këtë të premte u vendosën barrierat metalike për të bllokuar kalimin e automjeteve. Ky kryqëzim ka qenë shpesh herë burim aksidentesh fatale. Disa vite më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërhyri duke shtuar sinjalistikën, ndërsa sot u vendos mbyllja përfundimtare.

Banorët e njësive të Krutjs dhe Gradishtës, tani duhet të përshkruajnë rreth 15 kilometra, për të shkuar në rotondot respektive te ajo e Savrës dhe Kolonjës.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *