Një nga reperët më të njohur në Suedi është qëlluar për vdekje natën e së enjtes në Stockholm, duke nxitur reagime të shumta rreth dhunës së shkaktuar nga bandat viteve të fundit në shtetin skandinav.
Sipas mediave të huaja, reperi 19-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Nils Gronberg, u vra në periferi të Stokholmit dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me krimin.
Vitin e kaluar repair ishte rrëmbyer dhe sulmuar nga reperët rivalë.
“Një jetë e re është shuar dhe unë e kuptoj se ai ka pasur shumë peshë për shumë të rinj. Është tragjike”, tha Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven.
Gronberg, i cili debutoi në muzikë në moshën 16-vjeçare, ka publikuar katër albume dhe ka fituar shtatë çmime Grammy Suedez dhe shpërblime tjera.
/Priza.al/