Legalizimi i kanabisit, radhën e ka Luksemburgu! Ja vendimi i ri

Qeveria e Luksemburgut ka njoftuar ndryshime në ligjin për kanabisin, me plane për të legalizuar rritjen dhe përdorimin e barit në shtëpi.

Sipas medieve të huaja, si pjesë e një pakete masash për trajtimin e krimit të drogës në vendin me 632 mijë banorë, të rriturit do të jenë në gjendje të rritin deri në katër bimë kanabisi në shtëpi për përdorim personal.

Qeveria do të lejojë gjithashtu shitjen e farave të kanabisit në dyqane, së bashku me importimin e tyre nga jashtë. Ligji pritet të shqyrtojë edhe lejimin e prodhimit të farave vendase për qëllime komerciale

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *