Ngatërron frenat me gazin, Lamborghini përfundon në liqen!

Një Lamborghini prej 160 mijë paundësh përfundoi në liqen pasi pronari ngatërroi frenat me gazin. Drejtuesi 31-vjeçar po kalonte me makinë nëpër qytetin austriak të Mondsee kur ndodhi ngjarja.

Shoferi arriti të dilte shëndoshë e mirë nga makina dhe të notonte në breg ndërsa automjeti u fundos 15 metra në ujë. Pas aksidentit, ekipet zjarrfikëse dhe një vinç u dërguan në vendngjarje për të nxjerrë supermakinën.

Pronari i Lamborghini ka qenë duke vozitur nëpër qytetin e Mondsee në Austri kur ai 'përziej pedalet e frenave dhe gazit' dhe e futi Lamborghini Huracán-in e tij mbrapsht në një liqen.

Përpjekja e shpëtimit për të nxjerrë makinën nga liqeni zgjati gjithsej tre orë, sipas zyrtarëve.

Ekipet e zjarrit, një kamion zjarrfikës dhe një vinç në vendngjarje për të dërguar supermakinën nga liqeni.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *