Buxheti i 2022-shit, ja cili profesion do të përfitojë

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të ministrave qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2022.

Ministrja e arsimit Evis Kushi, në një komunikim për media, tha se me buxhetin e vitit 2022 do të ketë rritje pagash për mësuesit dhe punonjësit psiko-socialë në të gjitha shkollat.

“Rriten pagat e mësuesve vitin e ardhshëm me 6%. Për herë të parë në këto vitet e fundit, pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psiko-socialë në shkolla. Lajme të mira me këtë buxhet vijnë edhe për arsimin e lartë. Një nga objektivat dhe prioritetet tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizimi i universiteteve, me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, tha ministrja Kushi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *