Të dënuarit në burgun e Burrelit kanë filluar një grevë urie deri në një afat të pacaktua. Të burgosurit pretendojnë se u janë shkelur të gjitha të drejtat dhe liritë që u përcaktohen me ligj nga shteti shqiptar.
Sipas tyre u janë reduktuar takimet me familjarët dhe personat e afërt. Drejtoria e Burgjeve ka kufizuar numrin e telefonatave të dënuarve ku nuk lejohen të telefonohen jo më shumë se 10-të numra.
Të burgosurit pretendojnë se ky vendim është në shkelje të qartë më liritë dhe të drejtat e njeriut pasi u cënohet privatësia.
Greva e urisë pritet të zgjerohet edhe në burgjet e tjera ku një ndër to është edhe burgu i Peqinit.
Personat që aktualisht po vuajnë dënimin kërkojnë një zgjidhje emergjente nga Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe të gjitha organet e tjera kompetente që të ndërhyhet dhe të gjitha urdhrat që janë në kundërshtim të plotë me legjislacionin dhe liritë e të drejtat e njeriut të rrëzohen menjëherë.
/Priza.al/