Vrasja e mikut të Aldo Bares/ Kush janë dy të dyshuarit që i morën jetën Alban Semakut

Vdekja e ish-anëtarit të bandës së Lushnjës Elton Mermalit, duket se ka hapur “hesape” të vjetra në qytet. Edhe pse në vendin ku u gjet pa jetë 38-vjeçari nuk kishte asnjë gëzhojë dhe asnjë provë të vlefshme, policia ka dy persona si të dyshuar kryesor lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë që në qytetin e Lushnjës janë sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë filmuar momentet e fundit të jetës së Alban Semaku. Ai është filmuar nga kamerat e një lokali teksa lëviz lirshëm në qytet dhe i shoqëruar nga disa persona. Të gjithë janë marrë në pyetje, kanë pranuar se kishin njohje me Elton Mermalin, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër.

Të gjithë pretendojnë se nuk kanë dijeni se me cilin person tjetër Mermali ka qarkulluar në ditën e shtunë në Lushnjë, natë ku edhe dyshohet se është vrarë me 4 plumba. Deri tani, nuk dihet as vendi dhe as dita e vrasjes së tij. Por të dhënat tregojnë me siguri se nuk është qëlluar për vdekje në buzë të lumit Shkumbin.

Ndërkohë që pista kryesore për vrasjen e tij është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi Mermali gjatë vitit 1998 ka marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Ardian Sulçes, dy njerëzit e besuar të ish-kapobandës së Lushnjes, Artur Daja, rivali direkt i Aldo Bares.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *