Ditën e sotme në ‘PërPuthen’ është zhvilluar takimi i Argjendit dhe Alvisës ku ka pasur edhe debate në lidhje me takimin.
Mikela nuk ka pritur shumë për t’iu kundërpërgjigjur Argjendit, i cili e quajti pak më parë ‘ një femër që të hidhet në qafë për gjëra të kota’.
Teksa ironizoi deklaratën e Argjendit se Alvisa ka qenë një nga pëlqimet e tij prej fillimit, ajo e pyet se si u ndje kur Bashkimi e ftoi në kërcim Alvisën.
Argjendi: Kam pasur pëlqim, por më pas ka shkuar duke u zhduk. Mua Mikela nuk më pëlqen, ndryshe
Mikela: Kush nuk të zgjedh ty nuk bën më. E dimë të gjithë këtë gjë. Si u ndjeve kur bënë kërcim Alvisa dhe Bashkimi?
Argjend: Nuk u ndjeva mirë se Alvisa është nga pëlqimet e mia.
Mikela: Të pash që duartrokite. Të kesh pëlqim edhe të duartrokasësh për kërcimin nuk më bën sens.
Argjend: Nuk mund të jem kaq cinik, por e di që Alsia dhe Bashkimi e kanë një njohje të lënë pezull dhe shumë mirë që e vazhduan, sepse kjo më ndihmon edhe mua që ajo të jetë me e qartë me mendimet e veta nëse njohja jonë vazhdon. Nëse do më kishte ardhur një kërkesë për takim nga Mikela do e kisha refuzuar sepse nuk mendoj se mund të ketë diçka mes nesh.
Mikela: Ka të bëjë deklarata që unë bëra kur u bë debati, që i thash se do rrinte për një kohë të gjatë aty dhe që aty u agravua.
/Priza.al/