Të jetosh në një shoqëri me diversitet, do të thotë të jetosh me debate

Nga Kenan Malik

Askush nuk ka të drejtë të mos ofendohet. Të gjithë ne e kemi për detyrë të sfidojmë fanatizmin. Këto dy pretendime janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Sot, të gjithë i shohin ato si këndvështrime konfliktuale. Të ofendosh kultura ose besime të tjera, do të thotë të nxisësh racizmin. Një mësues tregoi një imazh të profetit Muhamed në orën e edukimit fetar. Pas kësaj ngjarjeje, disa prindër kërkuan shkarkimin e mësuesit, duke mbajtur protesta jashtë shkollës. Shkolla kërkoi falje dhe pezulloi mësuesin e përfshirë në këtë ngjarje.

Është e paevitueshme në shoqëritë pluraliste që të ofendojmë ndjeshmëritë e të tjerëve. Kur besime të ndryshme mbrohen me fanatizëm, mosmarrëveshjet janë të pashmangshme. Nëse vlerësojëm shumëllojshmërinë, duhet të krijojmë mënyra për të zhvilluar debate dhe biseda në mënyrë civile, dhe jo të përpiqemi t’i shtypim ato. Një diskutim i strukturuar në klasë, i bërë siç duhet, duket një qasje ideale.

Shumë grupe njerëzish që luftojnë për drejtësi dhe barazi: gra, homoseksualë, jobesimtarë, në shoqëri besimtare, nuk mund të jenë gjë tjetër veçse blasfemues. Në këtë kontekst, të pranosh që disa gjëra nuk mund të thuhen, është një mënyrë e të pranuarit që disa forma të caktuara të pushtetit nuk mund të sfidohen. Lufta për barazi, shpesh kërkon që të ofendojmë të tjerët. Kufijtë e fjalës janë të ndryshëm brenda një klase në shkollë, dhe të ndryshme në botën jashtë saj. Pra, një mësues që ka përballë minorenë, duhet të krijojë një marrëdhënie besimi me ta, duke i inkurajuar që të mendojnë për çështje të cilat nuk kanë menduar më parë apo që nuk kanë dashur t’i mendojnë.

Kur themi se jetojmë në një shoqëri të larmishme, nënkuptojmë se është një botë e çrregullt, plot mosmarrëveshje dhe debate. Kjo është diçka që ne duhet ta mirëpresim, jo të kemi frikë, sepse një mosmarrëveshje dhe debat i tillë na lejon të dalim nga kutitë tona të kufizuara, të lidhura me kulturën, të përfshihemi në një dialog më të gjerë që mund të ndihmojë në krijimin e një gjuhe më të përgjithshme të qytetarisë. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes nuk është se si t’i minimizojmë debatet e tilla, por si të krijojmë mënyra për t’u përfshirë në to në mënyrë më konstruktive.

Përshtati:Priza.al/Burimi: The Guardian

https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/mar/28/islam-batley-yorkshire-defend-debate-discussion-offence

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *