Pas vrasjes aksidentale që ndodhi në xhirimet e filmit ‘Rust’ ku ndërroi jetë kineastja Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori, ka reaguar për herë të parë aktori Alec Baldwin.
Në një postim në Twitter ai duket se është prekur shumë nga ajo çfarë ka ndodhur dhe se ndodet krah familjes së viktimës. Baldwin ka theksuar se po punon me policinë për të zbardhur të gjitha shkaqet e asaj ngjarje të rëndë.
‘Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna. Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi’, ka shkruar Baldëin në Twitter.
Kineastja u dërgua në spital me helikopter pas të shtënave të enjten pasdite në xhirimet e filmit ‘Rust’, por vdiq nga plagët e marra, pasi aktori Alec Baldwin shkrepi me armë skenike, ndërsa u plagos regjisori i filmit Joel Souza 48 vjeç.
/Priza.al/