Një yll i Ligës Premier është sulmuar egërsisht në shtëpinë e tij dhe është lidhur së bashku me të dashurën e tij nga banditë që mbanin maska, raportojnë mediat angleze.
Lojtari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u sulmua nga një grup hajdutësh të maskuar, të cilët hynë në shtëpinë e tij prej 1.5 milion funtesh gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.
Futbollisti u tërhoq zvarrë rreth rezidencës së tij të izoluar nga katër burrat, të cilët u futën nga një derë xhami.
Sulmi i frikshëm mësohet se ka ndodhur kur lojtari ishte duke parë një ndeshje në televizor, ndërsa partnerja e tij ishte në banjë.
Por, ata u kapën nga banditët, u lidhën dhe u larguan pasi shtëpia e tyre u plaçkit – me orë stoli dhe sende elektrike që dyshohet se ishin grabitur.
Një burim i tha SunSportit:
“Është makthi më i keq i të gjithëve. Ai ishte mjaft i guximshëm dhe bëri më të mirën, por ata ishin në numër dhe ata ishin goxha agresivë”.
“Lojtari në një jetë mesatare jashtë fushës, kështu që ai ishte i shokuar që ishte në shënjestër. Ai nuk shfaq pasurinë e tij dhe i pëlqen të jetë sa më i thjeshtë të jetë e mundur”.
Policia tha: ‘Hynë në pronë dhe morën stoli, së bashku me sendet e tjera shtëpiake. Hetimet janë duke vazhduar”.
Ende nuk dihet se kush ishte cak i sulmit, por që lojtari ka mbetur i traumatizuar.
/Priza.al/