Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka plagosur me thikë babanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Levan, dhe pas një konflikti në familje, djali ka plagosur babin e tij me thikë, shtetasin D.V, 80 vjeç.
Policia njofton se është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.
/Priza.al/